Kryesore » 2012 » Janar » 20 » Serbia shokohet nga fushata e Shakirës dhe futbollistëve
2:45 AM
Serbia shokohet nga fushata e Shakirës dhe futbollistëve
Në sajtin e RTS në internet u shfaq një lajm i cili ka tronditur komunitetin serb në tërë globit: Këngëtarja Shakira, trajneri dhe menaxheri i Manchester United Alex Ferguson, futbollistët e Barcelonës Pique dhe Xavi, kan dhënë nënshkrimin e tyre në fanelën në përkrahjen të kërkesës "Pranoni Kosovën FIFA dhe UEFA". Për t′i bërë gjërat edhe më keq për serbët, fanelën vetë në duart e tij e mbante Presidenti i FIFA - Sepp Blater! Ky lajm i tmerrshëm për serbët ngriti në Internet pakënaqësitë duke u kërcënuar për hakmarrje ndaj Barcelonës dhe United posa të ndodhen në Beograd, shkruajn mediat në Serbi. Në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë në Cyrih reporterët e radio televizionit te Serbisë informojnë se ka ndodhur një incident i paprecedent anti-serb. I pari u paraqit lojtari i Barcelonës Xavi duke nënshkruar fanelën në të cilën shkruan: "Pranojeni Kosovën në FIFA dhe UEFA," dhe pastaj kamerat kanë shënuar një moment kur këmishat janë nënshkruar publikisht nga këngëtarja Shakira, mandej Alex Ferguson që është menaxher i ekipit të futbollit Manchester United. Për ti qetësuar vizitorët e vet portali i RTS iu ka ofruar lexuesve të vet një shpjegim legjendar: gjoja se Xavi, Sir Alex dhe Shakira nuk e kanë ditur fare se çfarë përmban shkrimi në fanelë dhe edhe më shumë interesant e vëjnë në pikpytje se nëse e dinte Presidenti FIFA-s se çfarë mbanin në duart e tyre. 
Në fund të këtij lajmi tragjik për serbët, transmeton portali i Tijanicit, siç e quajnë në Serbi: "Përndryshe që nga shpallja e pavarësisë Kosova është duke u përpjekur që të bëhet anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, por këto organizata dis aherë refuzuan kërkesën me arsyetimin se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Statuti i këtyre dy organizatave thotportali Tijanicit se anëtarë mund të jenë vetëm vendet që janë anëtare të OKB-së".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus