Në kohën kur po zhvillohet lufta diplomatike për Kosovën dhe po vendoset për vazhdimin e integrimeve evropiane, Qeveria e Serbisë ka vendosur që të angazhojë njërën nga firmat më të fuqishme në Washington, "Podesta Group”, që të lobojë për interesat e Serbisë në SHBA. Siç njofton gazeta Blic, kontrata është bërë më 1 tetor të këtij viti dhe kompania për këtë punë për çdo muaj do të marrë nga 100 mijë dollarë. Një pjesë e këtyre parave, 25 mijë, do të shkojnë te firma "Robert White” të cilën "Podesta...” e ka angazhuar të lobojë në Kongres për Serbinë. "’Podesta Group’ është një nga shtëpitë më të fuqishme lobuese në Washington dhe e ka klientelën më elitiste. Pronari i saj ishte në Beograd dhe u takua me udhëheqjen shtetërore. Kompania ‘Robert White’ është pjesë e grupit dhe ka lidhje të forta në Dhomën e Përfaqësuese, kështu që do ta ndajnë punën”, thotë burimi i Blic
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus