Shteti i Serbisë operon ilegalisht në veriun e Kosovës me rreth një mijë trupa efektivë, të angazhuar në katër struktura të ndryshme sigurie. Autoritetet shtetërore të Kosovës dinë për to e madje edhe për gjithë rrjetin komandues.Një burim i afërt me strukturat e sigurisë i ka treguar gazetës "Koha Ditore” të enjten përmbajtjen e informatave bazë mbi strukturat ilegale të fqinjit verior, e madje edhe emrat e komandantëve që i drejtojnë ato. Të tillët, sipas këtij burimi, veprojnë, kontrollohen dhe financohen nga Republika e Serbisë. Ai ka thënë se, nga të dhënat e fundit që i posedojnë autoritetet kosovare, në veri veprojnë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP); Mbrojtja Civile (MC); shërbimet sekrete serbe (BIA dhe VBA) dhe grupet kriminale
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus