Kryesore » 2011 » Maj » 20 » Serbia kurrë nuk do të heq dorë nga Kosova
5:23 PM
Serbia kurrë nuk do të heq dorë nga Kosova
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka thënë se Serbia kurrë nuk do të heq dorë nga Kosova. Këto komente i ka bërë ai të premten në Beograd, ku i priti 1.200 filloristë serbë nga Kosova.
"Ju vini nga vendet tona të mrekullueshme të Kosovës nga të cilat kurrë nuk do të heqim dorë kurrë sepse Kosova është vend ku është ndërtuar identiteti ynë dhe unë dua të ju falënderoj se ju ruani identitetin tonë”, ka thënë Tadic, raportoi Tanjug. 

Po ashtu, presidenti serb, u ka thënë fëmijëve nga Kosova se duhet të dëgjojnë prindërit, t’i kryejnë obligimet e tyre dhe të jenë të zellshëm.

Tadic u ka dëshiruar nxënësve serbë ardhmëri të qetë dhe i porositi se do të bëjë çmos që kjo e drejtë t’iu garantohet
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus