Kryesore » 2011 » Shtator » 20 » Serbia kthen prapa kamionët
12:50 PM
Serbia kthen prapa kamionët
Kthehen prapa kamionët që kishin hyrë në Serbi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Mimoza Kusari-Lila, ministre e tregtisë dhe Industrisë"Sapo u informuam se të njëjtit kamionë, të cilët mbrëmë kanë hyrë në territorin e Serbisë, janë kthyer prapa për në Kosovë. Ende nuk i kemi të sqaruara të gjitha detajet dhe arsyet e kthimit të këtyre komionëve”, tha Kusari -Lila,Ky lajm pason njoftimet e mëhershme se tre kamionë më çimento, kanë kaluar nga Kosova për në territorin e Republikës se Serbisë dhe janë dërguar në terminalin doganor në Preshevë.Njëri nga eksportuesit ishte edhe kompania e Çimentos në Han të Elezit, "Sharrcem".  Menaxheri i shitjes në këtë kompani, Naxhid Raka, për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar kthimin e kamionëve. Ai pati deklaruar se eksporti ishte bërë me dokumente përcjellëse që mbajnë emblemën e UNMIK-ut."Ne kemi eksportuar më dokumente të vjetra, kurgjë të re nuk ka. Nuk ka lëvizje në bazë të marrëveshjes se re"."Ne kemi eksportuar dje dhe ky eksport ka shkuar përmes një kompanie, e cila është e regjistruar në UNMIK. Pra eksporti është bërë më procedurë të vjetër, me procedura të reja nuk kemi filluar ”, tha Raka.Por, zëvendës-kryeministrja Kusari- Lila, tha se "nuk ekzistojnë dokumente të UNMIK-ut, ekzistojnë vetëm dokumente të Doganave të Kosovës, për të gjitha mallrat në përgjithësi".
"Për kualitetin dhe verifikimin e origjinës se mallit ekzistojnë agjencitë kosovare", ka thënë zonja Kusari-Lila.
Dhe ndërkohë që pengesat për kompanitë kosovare ende nuk jane sqaruar, kompanitë serbe vazhdojnë të fusin prodhimet e tyre të papenguar në territorin e Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus