Kryesore » 2012 » Janar » 19 » Serbia i kërkon SHBA-së status special për veriun e Kosovës!
9:47 PM
Serbia i kërkon SHBA-së status special për veriun e Kosovës!
Zëvendësi i ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Filip Riker, gjatë qëndrimit në Beograd do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Serbisë, ka konfirmuar Ambasada amerikane në Beograd. Shtypi i sotëm serb ndërkaq, u referohet deklaratave të udhëheqësit të grupit negociator serb në bisedime me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, të dhëna për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, ku ai thotë se në takim me zyrtarin amerikan njëra nga temat e rëndësishme do të jetë plani presidenti Tadiq për Kosvën prej katër paikash, e që janë: statusi special për veriun e Kosovës, mbrojtja e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, mbrojtja dhe kthimi i pasurisë së serbëve të Kosovës si dhe kthimi i të dëbuarve. Ndër temat tjera në takimet midis Rikerit dhe zyrtarëve të larët serbë do të jetë edhe ajo për vazhdimin dhe përparimin e dialogut. Në bisedime do të shqyrtohen mundësitë e gjetjes së rrugëve për arritjen e marrëveshjeve të reja dhe zbatimin e atyre të arritura deri më tani si dhe çështja e përfaqësimit rajonal të Kosovës në takimet ndërkombëtare. Zyrtari i lartë amerikan ndodhet në një turne diplomatike në Ballkan. Ai fillimisht ka vizituar Kosovën, më pas Maqedoninë dhe sot Serbinë, ndërkaq më pas edhe Turqinë dhe Austrinë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, zyrtari i lartë amerikan ka deklaruar se nuk mund të ketë në asnjë mënyrë ndryshim të kufijve të Kosovës dhe as këmbim territoresh. "Ashtu si janë integruar serbët në jug të lumit Ibër, ashtu duhet të integrohen edhe serbët e veriut në institucionet e Kosovës dhe kjo është e vetja zgjidhje për veriun” ka theksuar ai për RTK-në sa ishte në Kosovë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus