Një gjykatë në Beograd ka dhënë masën e sigurisë prej 30 ditësh paraburgim për ish-luftëtarin e UÇK-së, Mark Kasneti, i akuzuar nga drejtësia serbe për krime lufte. Sipas mediave ballkanase, trupi gjykues nuk ka hezituar të pranojë kërkesën e akuzës, të ngritur nga prokurorë të prokurorisë së posaçme për krimet e luftës. Kasneti u arrestua ditën e shtunë në pikën kufitare të Merdares pasi konsiderohej përgjegjës për vrasjen e popullsisë serbe gjatë luftës së viteve 98-99.Ndërkohë, lidhur me të dhënat e fundit ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me qendër në Prizren, Arrestimet Kosovë-Serbi.Serbia arreston ish-anëtarin e UÇK-së Gjithashtu, Këshilli u ka bërë thirrje zyrtarëve kosovarë dhe atyre ndërkombëtarë që të përdorin influencën e tyre për të siguruar lirimin e Kasnetit.Autoritetet kosovare pretendojnë se arrestimi në fjalë, por edhe të tjera të kryera nga policia serbe në pikat kufitare kanë qëllime politike dhe vijnë si hakmarrje ndaj arrestimit të katër serbëve më herët gjatë muajit në Kosovë.
E të njëjtit mendim u shpreh pak ditë më parë edhe organizata Amnesty International, e cila i bëri thirrje qeverisë së Beogradit që të lirojë sindikalistin kosovar, Hasan Abazi.
Për këtë çështje qeverisë serbe i kanë shkruar edhe krerët e delegacionit të Parlamentit Evropian për Ballkanin, Eduard Kukan dhe Jelko Kaçin.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus