Një grup i serbëve të pakënaqur me marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve është përpjekur të demoloi vendkalimin kufitar në Jarinje.Kjo mësymje e serbëve është bërë nga territori i Serbisë, mirëpo nuk ia kanë arritur qëllimit.Ata janë ndaluar nga njësitet e xhandarmërisë së fqinjit veriore. Ndërkaq, në këtë zonë në territorin e Kosovës situata raportohet të jetë e qetë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për Indeksonline se për momentin në Jarinje situata është e qetë, transmeton Indeksonline. Në mesin e qytetarëve, të cilët u mblodhën sot në mëngjes për të protestuar në Jarinje, shumica janë anëtarë të katër komunave në veri të Kosovës.Ata u mblodhën në orët e hershme të mëngjesit për të shprehur siç thonë mospajtim për marrëveshjen që ka të bëjë me Menaxhimin e Integruar të Kufirit.Protestuesit thonë se nuk duan të vendosin kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Edhe pse ishte njoftuar se rruga do të ishte e bllokuar, ajo në këto orë të mëngjesit është e kalueshme në të dy drejtimet.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus