Bandat kriminale serbe të dielën mbrëma kanë ardhur deri tek ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke provokuar shqiptarët në pjesën jugore të qytetit, përmes të shtënave me armë zjarri, mjete piroteknike, si dhe duke brohoritur "Serbia-Serbia”. Serbët kanë qëndruar matanë urës mbi lumin Ibër për 15 minuta dhe janë larguar, ndërkohë që e tërë situata është vëzhguar nga pjesëtarët e KFOR-it dhe policia e Kosovës. Ndryshe, bandat kriminale serbe natën e kaluar kanë betonuar barrikadën e ngritur në cepin verior të urës mbi lumin Ibër,si dhe kanë ngritur një tjetër barrikadë në zonën neutrale të Jarinjes, nga ana e Serbisë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus