Kryesore » 2012 » Maj » 24 » Serbët kthejnë prapa KFOR-in në Leposaviq
3:52 PM
Serbët kthejnë prapa KFOR-in në Leposaviq
 Një konvoj i KFOR-it, i cili ishte nisur nga kampi ‘Nothing Hill’ në drejtim të Mitrovicës, është bllokuar sot nga një grup serbësh në fshati Ibarska Sllatina, të komunës së Leposaviqit. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes herët, rreth orës 3:00, kur rreth 40 serbë bllokuan magjistralen e ‘Ibrit’ duke e bërë të pamundur lëvizjen e pjesëtarëve të NATO-së në drejtim të Mitrovicës. Korrespondenti i "Kohës Ditore” nga Mitrovica citon burime sipas të cilave forcat e NATO-së kanë pasuar urdhër që të mënjanojnë barrikadën e vendosur nga grupet kriminale serbe në urën në hyrje të fshatit Rudare, të Komunës së Zveçanit. Bllokimin dhe zmbrapsjen e pjesëtarëve të NATO-së e kanë konfirmuar edhe burime brenda KFOR-it, në Prishtinë. Këto burime janë shprehur të shqetësuara për faktin se ka rrjedhje të informacioneve nga KFOR-i tek grupet kriminale serbe. Këto të fundit kanë qenë paraprakisht të njoftuar për lëvizjen e konvojit të KFIOR-it dhe me të ardhur në Ibarska Sllatinë janë bllokuar nga serbët, duke i detyruar të kthehen mbrapsht në bazën e tyre, në ‘Nothing Hill’.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus