Kryesore » 2011»Maj»8 » Serbët i kërkojnë Stefanovicit ndarjen e veriut
9:39 AM
Serbët i kërkojnë Stefanovicit ndarjen e veriut
Nëse kryenegociatori serb, Borislav Stefanovic do ta vizitojë Kosovën, ai pritet të përballet me kërkesa goxha vështirë të realizueshme. Jo nga pala kosovare , mënyrë që ai te futet në territorin e Kosovës, por nga përfaqësuesit serbë të veriut të cilët do t’i kërkojnë atij që në agjendën e bisedimeve të futet edhe çështja e shkëputjes së veriut."Nuk po shohim ndonjë të mirë nga bisedimet Prishtinë- Beograd. Serbët as qe do të duhej të bisedonin me institucionet e Kosovës. Por meqë ka ardhura puna ku ka ardhur, ne me këmbëngulje do të kërkojmë nisjen e negociatave për ndarjen e Kosovës”, ka thënë një burim i gazetës Zëri nga veriu i Kosovës.
Ky burim ka shfaqur bindjen se vizita e Stefanovicit do t’iu sjellë atyre ndonjë të mirë, përkrahje që të punojë në të mirë të tyre dhe në realizimin e kërkesave të tyre.
"Tashmë është e qartë, nuk do t’i pranojmë kurrë institucionet e Kosovës, pavarësisht çfarë thonë zyrtarët kosovarë apo atë ndërkombëtarë”, ka thënë ky burim.
Nga ana tjetër pala kosovare e përfshirë në bisedime është këmbëngulëse se nuk do të diskutohet për çështjen e statusit dhe integritetit territorial.
"Tashmë e kemi bërë të qartë, se asnjë diskutim me Serbinë nuk do të bëhet për statusin e Kosovës. Çdo gjë qe lidhet vetëm më çështje teknike, dhe kështu do të mbetet”, ka thënë kryenegociatorja e Kosovës, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus