Serbët e Kosovës po shesin tokat e tyre, për shuma të mëdha parash me të cilat po blejnë banesa dhe shtëpi nëpër Serbi, e më së shumti në Beograd, shkruajnë mediet serbe. Sipas tyre, një hektar i tokës në rrethinën e Graçanicës arrin deri në 300 mijë euro."Shqiptarët posaçërisht janë të interesuar për tokat serbe në komunën e Graçanicës dhe nuk pyesin sa kushton. Sa më afër qytetit toka është më e shtrenjtë. E njoh një grua nga Graçanica, e cila ka shitur për 300 mijë euro një hektar tokë. Me ato para u ka blerë fëmijëve katër banesa në Beograd”, ka thënë një burim i gazetës serbe "Kurir”, i cili ka pohuar se serbët kërkojnë shuma enorme kur shesin, pasi e dinë që sa ato do t’i marrin.Kryetari i Këshillit të Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe për Kosovë, Randjel Nojkic, thotë se serbët e shesin tokën për shkak të çmimeve atraktive, e jo për çështje ekzistenciale. "Për shqiptarët janë atraktive lokacionet në Laplasellë Çagllavicë dhe Preoc përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Shkup... Në Çagllavicë është shitur më shumë se 50 për qind e tokës. Nga një fshat I pastër serb tash në Çaglavicë ka trefish më shumë shqiptarë sesa serbë”, tha Nojkic
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus