Kryesore » 2012 » Mars » 6 » Serbët bllokuan automjetet e EULEX-it në veri
4:14 PM
Serbët bllokuan automjetet e EULEX-it në veri
Serbët e veriut, të cilët përcjellin lëvizjen e automjeteve që qarkullojnë nga jugu i Mitrovicës në rrugën që shpie drejt pikës së kalimit kufitar në Bërnjak, sot rreth mesditës kanë ndaluar tri automjete të EULEX-it, të cilat sipas serbëve, ishin drejtuar për në Stacionin Policor në Zubin Potok.Derisa serbët nuk kanë lejuar qarkullimin e automjeteve të EULEX-it, ushtarët e KFOR-it janë përgjigjur duke bllokuar rrugën magjistrale nga Zubin Potoku për në Mitrovicë, në Jagnenicë dhe rrugën Zupçë - Zubin Potok, raportojnë mediat serbe.Në vendin ku ishte më parë e vendosur barrikada në Zupçë është grumbulluar një numër i konsiderueshëm serbësh, por situata raportohet të jetë e qetë.Serbët kishin paralajmëruar se do të ndalojnë automjetet e EULEX-it, për të cilat dyshohet se ndihmojnë vendosjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës në veri.
Ndërsa EULEX-i dhe KFOR-i kërkojnë lëvizje të pakushtëzuar për misionin e BE-së
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus