Kryesore » 2012»Maj»15 » Serbë me “çanta të zeza” blejnë shtëpitë e shqiptarëve në veri
8:47 PM
Serbë me “çanta të zeza” blejnë shtëpitë e shqiptarëve në veri
Veriu i lënë në harresë nga qeveria, shpopullohet nga shqiptarëtEkipet e qeverisë së Serbisë së bashku me të ashtuquajturën "Zyra Koordinuese për Kosovë e Metohi" vazhdojnë të blejnë shtëpitë e shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Këta janë fokusuar në pikën strategjike të rrugës "Anke Spaic” në veri, e cila kalon nga ura e Ibrit deri të Rrokaqiejt në drejtim të Suhadollit. Më 12 maj 2012 në lagjen e Boshnjakëve qytetari Nazmi Fejza (1954) ua ka shitur shtëpinë e tij njerëzve me "çanta të zeza” që prezantohen si avokatë, por që në fakt janë agjentë të qeverisë së Serbisë dhe të ashtuquajturës "Zyrës Koordinuese për Kosovë e Metohi". "Bota sot” është njoftuar nga qytetarë nga veriu i Mitrovicës që deshën të mbesin anonim. Nazmi Fejza e shiti shtëpinë i lënë në harresë nga qeveria e Hashim Thaçit. Qytetari Fejza dhe banorët shqiptarë andej janë në hall, barkbosh e të papunë, dhe janë nën presione, jetojnë në pasiguri totale që po shkaktojnë bandat serbe. Në kafenetë e qeverisë së Kosovës, në jug të Ibrit këta shqiptarë që shesin shtëpitë në veri po identifikohen si tradhtarë. As kryeministri Thaçi dhe askush tjetër nga zyrtarët e shtetit s’lëvizin nga restorantet luksoze në jug të Ibrit, vetëm se tërë ditën flasin për patriotizëm, zënë në gojë Mitrovicën, por nuk shkelin dot atje.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus