Kryesore » 2012 » Prill » 15 » Selimi i ftuar për fjalim në Forumin Global të Sigurisë në Bratislavë
4:13 PM
Selimi i ftuar për fjalim në Forumin Global të Sigurisë në Bratislavë
 Me ftesë të Forumit Global të Sigurisë në Bratislavë të Sllovakisë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, po qëndron për një vizitë në këtë vend.
Zëvendësministri Selimi ka qenë folësi kryesor në sesionin e titulluar "Perspektiva e Kosovës në kontekstin e arkitekturës së sigurisë dhe politikës evropiane", para disa dhjetëra diplomatëve dhe ekspertëve, përfshirë përfaqësues të lartë të shteteve që nuk kanë njohur Kosovën.Sesioni ka qenë i moderuar nga diplomati hungarez me eksperiencë, Istvan Gyurmati, president i Fondacionit për Demokraci Publike. Në fjalën e tij, Zëvendësministri Selimi ka folur për proceset e muajve të fundit, procesin negociues të pauzuar dhe mungesën e vullnetit të mirë në Beograd për të përfunduar kapitujt e hapur në mes të dy shteteve.Zëvendësministri Selimi ka potencuar edhe arrestimet skandaloze që Serbia ka ndërmarrë ndaj sindikalistëve kosovarë.Në kontekstin e konferencës "Globsec” që sivjet ka mbledhur mbi 500 liderë, diplomatë dhe ekspertë të politikës së jashtme nga mbarë bota, Zzvendësministri Selimi pati edhe takime me Drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Peter Michalko. 

Zëvendësministri Selimi poashtu takoi Ministrin e Mbrojtjes së Norvegjisë, Espen Barth Eide dhe shumë ministra, diplomatë dhe ekspertë, me fokus të veçante në takime me përfaqësues shtetesh që nuk kanë njohur Kosovën nga BE dhe Afrika veriore.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus