Strehën më të sigurt Enver Sekiraça e kishte gjetur një kohë të gjatë në shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit. Dy njerëzit – sinonim të krimit, njëri shqiptar e tjetri serb, në veri të Kosovës ecnin e vepronin pa asnjë pengesë falë policëve të korruptuar në krye me ish-komandantin e stacionit policor të veriut, Milija Milosheviq. Enver Sekiraça i kërkuar nga Interpoli ka qëndruar në shtëpinë e Veselinoviqit në Mitrovicë dhe në Serbi afër kufirit me Kosovës, derisa lëvizja e lirë i ishte kufizuar edhe nikoqirit të tij. Atëherë, Sekiraça, i kërkuar për vrasjen e policit Triumf Riza, kishte arritur ilegalisht të shkonte në Republikën e Irlandës. Zbulimi i vendit ku po fshihej, kishte rezultuar me nisjen e procedurave për ekstradimin e tij, të cilat mbetën në tentativë për shkak se ai është larguar në një vend që tash për tash nuk dihet se ku.
Më 12 nëntor të vitit të kaluar autoritetet irlandeze patën njoftuar ato kosovare se në shtetin verior evropian është arrestuar një person i quajtur Enver Sekiraça.
Enver Sekiraça (1973) i lindur në Prishtinë është shpallur person në kërkim që nga viti 2007 pas vrasjes së policit Trumf Riza në gusht të këtij viti Gjerësisht në "Kohën Ditore”).
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus