Kryesore » 2012 » Shkurt » 25 » “Sa të jetë Serbia, Kosova s’bëhet shtet!”
1:26 PM
“Sa të jetë Serbia, Kosova s’bëhet shtet!”
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremic, ka deklaruar se për marrëveshjen e arritur në Bruksel, esenciale ka qenë vizita e ministrit të Jashtëm gjerman në Beograd të enjten, Guide Wsetverlle. Jeremic, në një intervistë për televizionin serb "TV Prva”, ka thënë se Kosova në organizatat rajonale nuk do të prezantohet si shtet."Kosova nuk është shtet, përderisa ekziston shteti i Serbisë”, ka thënë ai.Jeremic ka shfaqur shpresën se Serbia tash është një hap afër statusit të kandidatit për BE, dhe se Serbia më nuk do të pranoj asnjë kushtëzim shtesë.
"Kushtet ishin të qarta dhe janë përmbushur. Janë realizuar në bazë të interesave të Serbisë, e kryesorja sipas Kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus