Luftojeni korrupsionin nëse doni heqjen e vizave. Ky është mesazhi i raportueses së Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek në një intervistë dhënë Radio Kosovës. "Skandali i korrupsionit për pasaportat biometrike që u dhanë dhënë ryshfet 1. 4 milion euro ka dëmtuar procesin e vizave dhe ky rast duhet të sqarohet plotësisht nëse doni të hiqen vizat. Këso raste të korrupsionit jo që nuk ndihmojnë procesin e heqjes së vizave por e vështirësojnë atë” tha ajo.Duke folur për serbët në veri, Luançek ka thënë se "diçka si Republika Serbe në Kosovë nuk do të lejohet në asnjë mënyrë nga Bashkimi Evropian, kjo duhet të jetë e qartë. Do të thosha se veprimet që Qeveri serbe bën jashtë procesit të dialogut për nevoja të konsumit të brendshëm politik nuk duhet të merren seriozisht. Në Serbi ka njerëz që duan gjëra të tilla por unë mendoj se duhet të përqendrohemi në çështjet që zhvillohen brenda kornizave të dialogut nën drejtimin e zonjës Ashton, dhe jo të diskutojmë letra pa vlerë si është kjo platformë, sepse kështu do të kemi më pak shqetësime”, tha ajo.Ajo ka thënë se serbët e veriut duhet të veprojnë njësoj si ata në jug të lumit Ibër, të organizojnë zgjedhje të lira - të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitimë, kryetarin e tyre të Komunës, por ato zgjedhje sigurisht që duhet të mbahen sipas ligjeve kosovare.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus