Kryesore » 2012 » Mars » 28 » Rusi ha shokun e tij të pijes pasi i mbaron mezja
3:34 AM
Rusi ha shokun e tij të pijes pasi i mbaron mezja
Një rus ka vrarë personin me të cilin po pinte për shkak se mbaruan mezet dhe më pas e hëngri atë bashkë me miq. Ata po bënin një festë me vodka. 35 vjeçari ka pranuar para policisë se ka vrarë shokun e tij 41 vjeçar. Ai tha se mori prej trupit të tij copa mishi që i skuqi dhe i hëngri. Ditën tjetër kanibali i çoi mbeturinat e trupit në një treg për t’i shitur duke thënë se janë mish derri.Një vendas nga rajoni i Vladivostokut tha se e bleu mishin, por kur po e gatuante, ai kishte një erë të çuditshme. Megjithatë ai e hëngri mishin dhe iu duk me shije të çuditshme. Pas kësaj e çoi ishin tek ekspertët, që i thanë se ishte mish njeriu."Na mbaruan mezet që po shoqëronin vodkën,” tha ai para policisë. Në frigorifer policia i gjeti edhe një kokë njeriu.Ndërkohë në një rast tjetër policia ka arrestuar në Rusi një kanibal që hante mëlçitë e viktimave. Ai është Aleksandër Bychkov, 24 vjeç, nga Penza. Policia i ka gjetur gjashtë viktima të varrosura. Të dy rastet kanë tronditur Rusinë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus