Kryesore » 2011 » Tetor » 17 » Rusët në BQK
3:46 PM
Rusët në BQK
Sistemi bankar i Kosovës "ka rënë në duar” të disa shtetasve rusë, përfaqësues të kompanisë "CMA Small System AB”. Kjo e fundit që ka zyrat kryesore në Suedi, Rusi, Francë dhe është përzgjedhur nga Banka Qendrore e Kosovës(BQK) për funksionalizimin e platformës për letra me vlerë.Për funksionalizimin e një platftorme të tillë, sipas burimeve të mirëinformuara të gazetës "Zëri”, kanë ardhur shtetas rusë, përfaqësues të kompanisë fituese "CMA Small System AB”.Në bazë të kontratës së dhënë nga BQK më 25 mars 2011, ku në tenderin e shpallur kishin konkurruar 6 kompani, përfaqësuesit e kompanisë fituese duhet ta furnizojnë BQK-në me softuer të integruar, në mënyrë që t’i mbulojë funksionet e kërkuara të sistemit qendror të letrave më vlerë, duhet të sigurojë këshilla dhe konsulencë në krijimin dhe funksionimin e sistemeve, implementimin dhe funksionalizimin e suoftuerit.Po ashtu me kontratë parashihet edhe integrimi i aplikacioneve të suoftverit me sistemet
bankare ekzistuese të BQK-së, trajnimin e stafit të kësaj të fundit dhe të personelit në institucionet pjesëmarrëse në përdorimin dhe administrimin e operacioneve teknike të sistemit, etj.(shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të "Zërit”)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus