Dialogu për liberalizimin e vizave dhe studimi i fizibilitetit, tregojnë fillimin e rrugëtimit dhe se sa shpejt Kosova po përparon drejt integrimeve evropiane, ka deklaruar zëdhënës-udhëheqësi i Operimeve në Zyrën e Bashkimit Evropian, Melvin Asin, në hapjen e Universitetit Veror të Komisionit Evropian. Ai shtoi se ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por varet nga aftësia e Kosovës për t’i përmbushur kriteret.Prej sot (e hënë) deri në të premten, rreth 30 studentë vendorë, që kanë përfituar bursat nga Komisioni Evropian, do të ndjekin kurse për integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik.Në hapjen e Universitetit Veror, zëdhënës-udhëheqësi i Operimeve në Zyrën e Bashkimit Evropian, Melvin Asin tha se në disa raste bashkësia evropiane ka konfirmuar se Kosova është duke shijuar një perspektivë evropiane, ndoshta jo të nivelit më të lartë, sepse ka ndalesa brenda kontekstit regjional, por gjithashtu edhe pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
"Për ta përmbushur këtë perspektivë evropiane, ne kemi ofruar këshilla për hapat specifik, të cilat duhet të merren, që janë dy çështje kruciale që duhet të ndërmerren për integrimin evropian: dialogu për liberalizimin e vizave në njërën anë dhe studimi i fizibilitetit anën tjetër. Realisht kombinimi i këtyre të dyjave tregon fillimin e rrugëtimit tuaj, se sa shpejt Kosova po përparon në këtë rrugëtim që krejt varet nga ju, krejt kjo është në duart tua dhe varet nga aftësia e Kosovës për t’i përmbushur kriteret. Do të jetë punë e vështirë, kërkon mjaft punë për t’u përmbushur këto kritere nga një vend që dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian”, ka thënë Asin, transmeton Kosovapress.
Këshilltari në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Besfort Rrecaj tha se Serbia është duke penguar anëtarësimin e Kosovës në BE, por edhe në organizatat e tjera.
Profesorët që do të ligjërojnë gjatë këtyre ditëve janë ndërkombëtarë, kurse ky universitet është parapërgatitje për studentët që do të studiojnë jashtë vendit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus