Kryesore » 2012 » Dhjetor » 8 » Rritet kontrabanda me barna nga Serbia
1:43 PM
Rritet kontrabanda me barna nga Serbia
Barnat e kontrabanduara nga Serbia kohëve të fundit kanë vërshuar tregun, pasi që një pjese e tyre po shitjen me lirë se barnat që hyjnë në vendin tonë përmes rrugëve legale.Burime të gazetës Zeri thonë se futja e barnave në Kosovë behët si përmes rrugëve malore, ashtu edhe nëpërmjet linjave të autobusëve që qarkullojnë çdo ditë nga Kosova për në Serbi.
"Çdo ditë e më shumë është duke u rritur kontrabanda me barna nga Serbia në Kosovë, pasi që fitimi nga ky biznes është tejet i madh”tha burimi i besueshëm i gazetës. Por, në anën tjetër zyrtarë të Doganave thonë se hasin në kontrabanda të barnave, por sipas tyre kjo nuk është shqetësuese, pasi që në të shumtën e rasteve kontrabandohen në sasi të vogla.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus