Kryesore » 2012 » Prill » 17 » Rreth 40 familje shpërngulën nga veriu
10:35 PM
Rreth 40 familje shpërngulën nga veriu
Rreth 40 familje janë shpërngulur të paktën përkohësisht nga lagjja "Tre Rrokaqiejt” e veriut të Mitrovicës. Incidentet e fundit, situata e tensionuar e pasiguria kanë bërë që banorët t’i lëshojnë pronat e tyre e të nisen drejt jugut të qytetit, raporton KTV.
 "Ju duhet të na kuptoni që është rrezik për ne që jetojmë këtu që vazhdimisht të dalim në televizion, sepse nuk ndjehemi të sigurt kur dimë që as institucionet tona nuk po bëjnë asgjë për ne, madje na thonë që vetë t’i mbrojmë pronat tona”, ka thënë një nga banoret e kësaj lagjeje.Ndërtesat kryesore të kësaj lagjeje që lidhin pjesën jugore me veriun e Mitrovicës gjenden në mes të ndërtesës të Komunës paralele të Mitrovicës që e bënë edhe më të vështirë qarkullimin e këtyre banorëve. Tani në këtë lagje, përpos Policisë së Kosovës, patrullime kanë shtuar edhe forcat e KFOR-it. Prania e KFOR-it në veri i ka rehatuar shumë edhe Policinë e Kosovës.

Javën e kaluara në lagjen Tre Rrokaqiejt, në banesën e tij, u vra Selver Haradinaj, 38 vjeç, ndërsa mbetën të plagosur dy fëmijët e tij. Vendosja e dinamitit në dritaret e banesës së tij, u vlerësua si akt terrorist nga institucionet kosovare, ndërkohë që autorët e krimit nuk dihen.

Pas luftës në Kosovës, në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, strukturat paralele serbe, të dirigjuara nga Serbia, duke vrarë brenda natës 12 shqiptarë, kanë arritur të shpërngulin nën presion mbi 16 mijë shqiptarë nga veriu i qytetit. Shumë prej tyre i kanë shitur pronat, ndërkaq institucionet, sidomos ato ndërkombëtare, të cilat kanë përgjegjësinë kryesore, nuk kanë mundur të vendosin rend dhe ligj prej 12 vjetësh.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus