Kryesore » 2011»Dhjetor»16 » Rrëfen 15 vjeçja shqiptare: Nëna dhe motra po më shesin në rrugë
8:52 PM
Rrëfen 15 vjeçja shqiptare: Nëna dhe motra po më shesin në rrugë
Detyronte të bijën 15 vjeçare të prostituonte, bashkë me ndihmën e vajzës tjetër 29 vjeçare edhe ajo prostitutë. Siç raporton NOA, tre shqiptare, nëna e viktimës 47 vjeçe, motra e 15 vjeçares dhe një bashkëpunëtore 33 vjeçare, edhe ajo prostitutë, u arrestuan për shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturës.Ngjarja në fjalë ndodhi në Prato të Italisë, ku policia ndaloi rastësisht 15 vjeçaren shqiptare për një kontroll rutinë, por ajo u rrëfeu atyre se kishte ardhur prej pak kohësh në Itali dhe se ishte futur në rrjetin e prostitucionit nga nëna dhe e motra, edhe ato prostituta.Duke u kërkuar ndihmë punonjësve të policisë ajo rrëfeu identitetin e tutoreve të saj dhe kërkoi mbështetje që të dilte nga rruga ku ishte futur.Në dëshminë rrëqethëse të vajzës siç transmetojnë mediat italiane, thuhet se dy familjaret e saj i thoshin se ajo ishte e vogël dhe pikërisht prej njomësisë së saj mund të kishte më shumë sukses dhe do të sillte një tufë parash.Pas denoncimit të pazakontë, policia e Pratos u vu në lëvizje ku lokalizoi tutoret ndërsa shisnin trupin në rrugë, dhe menjëherë pas verifikimeve përkatëse i prangosi. /noa/
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus