Kryesore » 2011 » Shtator » 27 » Rivendosin barrikadën
12:24 PM
Rivendosin barrikadën
KFOR-i ka filluar sot një aksion për heqjen e barrikadave në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinë, dhe me këtë rast ka arrestuar pesë persona.
 Zyrtari për informim i KFOR-it, Ralf Adametz, tha për Radion Evropa e Lirë se pas arrestimit, personat e dyshuar i janë dorëzuar EULEX-it për marrje në pyetje."Ne kemi arrestuar 5 persona për shkak të sjelljes agresive në Jarinë, në portën 1. Më pas ata i kemi dorëzuar tek EULEX-i, për hetime të mëtutjeshme dhe tani të pesë personat në fjalë janë liruar”, ka thënë Adametz.Adametz ka bërë të ditur se pas heqjes së barrikadës në afërsi të Jarinës, "banorët lokalë ngritën barrikadën tjetër vetëm pesë metra më larg nga ajo që ishte larguar”.
 Ndryshe, mediat serbe raportojnë se shefi i Mbrojtjes Civile, një strukture paralele në veri, Radomir Bogdanoviq, është arrestuar por që s'ka konfirmim nga autoritetet e rendit.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti, tha se situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e qetë por e tensionuar. Sipas tij veprimet e fundit të ndërmarra nga forcat paqeruajtëse nuk kanë ndikuar në pjesët e tjera të kësaj ane. "Pas veprimeve në piken kufitare Jarninë, situata nuk ka reflektuar në asnjë prej zonave të tjera të përgjegjësisë të stacioneve në kuadër të drejtorisë rajonale në Mitrovicë. Fokusi ka qenë pikërisht në piken kufitare 1 në Jarinë me atë situatë është përballuar drejtpërdrejt KFOR-i dhe të gjitha veprimet janë përgjegjësi e KFOR-it dhe ajo situatë nuk ka reflektuar në zona të tjera”, deklaroi Hoti.
Hoti ka bërë të ditur së në veprimet të fundit të cilat i ka ndërmarrë KFOR-i, Policia e Kosovës nuk ka qenë e inkuadruar dhe nuk ka pasur asnjë detyrë."Policia e Kosovës në këtë aspekt nuk ka pasur asnjë rol, mendoj gjatë intervenimit të forcave të KFOR-it. Sido që të jetë mbetet të shikohet se si do të veprohet më tutje në mënyrë që kjo situatë të mos reflektojë edhe në zona e tjera”, u shpreh Hoti.
Sido që të jetë, bllokadat rrugore të vendosura në gjashtë pika të ndryshme mbeten, duke pamundësuar, kështu, qarkullimin e automjeteve nga jugu në veri të vendit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus