Zbehet imazhi i targave të automjeteve me mbishkrimin Republika e Kosovës apo RKS. Pjesëtarët e komunitetit serb mund të pajisen edhe për pesë vitet e ardhshme me targat e vjetra KS, e po kështu edhe shqiptarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Serbisë.Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi konfirmoi prodhimin e targave të nxjerra më herët nga autoriteti i UNMIK-ut, ndërkaq tha se edhe targat RKS janë të përkohshme deri në marrjen e Kodit Shtetëror.Ky mbishkrim në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ka për qëllim të tregojë se vazhdimi i prodhimit të targave KS e bën shtetin e ri të funksionojë sipas rezolutës 1244 dhe jo sipas Kushtetutës së saj.Kryetari i komisionit për siguri në Kuvendin e Kosovës, Ahmet Isufi u shpreh kundër vazhdimit të prodhimit të targave KS pavarësisht se është rënë dakord në Bruksel.Në konkluzionet e arritura, në fakt nuk paraqiten qendrimet e palëve për sa i përket dokumenteve të shtetësisë, por ato kuptohen në momentin kur Prishtina detyrohet të prodhojë targa KS për të mundësuar lëvizjen e qytetarëve në territorin e Serbisë. Çka do të thotë se Serbia nuk i pranon targat me RKS. Në dokument thuhet se si masë kalimtare autoritetet në Kosovë do të vazhdojnë vlefshmërinë e targave KS për pesë vjet, në përfundim të së cilës çështja do të rishikohet nga të dyja palët, me ndërmjetesimin e BE-së nëse kërkohet.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus