Janë rikthyer kolonat e automjeteve dhe pritjet e gjata në dy pikë-kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i bardhë, në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi.Policia e Kosovës bën të ditur se në Merdar kolona e automjeteve, që presin për të hyrë në Serbi është e gjatë diku rreth (1) kilometër dhe pritjet zgjasin diku nga 2-3 orë.Edhe tek pikë-kalimi kufitar Dheu i bardhë pritjet zgjasin me nga 2- 4 orë, bën të ditur policia, duke shtuar se në dy pikë-kalimet kufitare, kohë pas kohe, ndryshon situata varësisht prej frekuentimit të automjeteve dhe punës së autoriteteve policore serbe.Në pikë-kalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht, pa pritje të gjata.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus