Kryesore » 2012»Maj»6 » Rezultatet e regjistrimi i popullsisë finale në shtator
2:46 PM
Rezultatet e regjistrimi i popullsisë finale në shtator
Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë së Kosovës pritet të publikohen në shtator të këtij viti. Këtë e konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.Zyrtarja për komunikim dhe informim në zyrën për regjistrim të popullsisë, në kuadër të Agjencisë së.Statistikave të Kosovës, Hazbije Qeriqi, thotë se të dhënat përfundimtare të regjistrimit të popullsisë janë në proces, dhe së shpejti do të jenë të gatshme për publikim."Momentalisht nuk kemi shifra të sakta se a do të ketë ndryshime apo jo, puna është në proces, dhe besoj që shumë shpjet do t’i kemi të gjithë parametrat që në shtator të jepen të gjitha të dhënat përfundimtare”, thekson Qeriqi.
Regjistrimi i (pa)suksesshëm
Regjistrimi i popullsisë së Kosovës ishte kryer në prill të vitit 2011. Ndërkaq, rezultatet preliminare, të këtij regjistrimi ishin publikuar në qershor të po atij viti .
Numri i përgjithshëm i banorëve që jetojnë brenda vendit është 1.733.872, duke përjashtuar komunën e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanin dhe pjesën veriore të Mitrovicës.
Regjistrimi i popullsisë nuk është zhvilluar në veri të Kosovës për shkak se ishte kundërshtuar nga serbët lokalë që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, të cilët kanë thënë se do të respektojnë vetëm regjistrimin e popullsisë nga Qeveria e Serbisë.
Rezultat përfundimtare, sipas zyrtares për informim dhe komunikim në zyrën për regjistrim të popullsisë, do të publikohen para afatit të paraparë me ligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
"Sipas ligjit në fuqi për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, rezultatet përfundimtare është dashur të bëhen në vitin 2013. Mirëpo, me punën intensive të stafit të statistikave dhe zyrës së regjistrimit të popullsisë, si dhe me ekspertë ndërkombëtarë, është bërë e mundur që rezultatet përfundimtare të bëhen në shtator të këtij viti, pra në vitin 2012”, thekson Qeriqi.
Në anën tjetër, njohës të procesit të regjistrimit japin vlerësimet e tyre rreth rezultateve përfundimtare.
Ish-ministrja e Shërbimeve Publike, Melihate Tërmkolli, e cila ka qenë e përfshirë më herët në përgatitjet e procesit për regjistrimin e popullsisë së Kosovës, vazhdon ta quajë procesin e regjistrimit të popullsisë, të dështuar.
"Së pari mendoj që është një proces i dështuar, ashtu siç kam deklaruar edhe në fillim të procesit të regjistrimit, sepse nuk janë përfillur rregullt e regjistrimit, dhe nuk ka si të dalë ndryshe as rezultati përfundimtar”, thekson ajo.
Sipas Tërmkollit, është dashur të përfillet ligji për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Ajo thotë se nëse rezultatet përfundimtare është dashur të jepen në vitin 2013, atëherë është dashur të përfillet një gjë e tillë.
"Unë nuk pres shumë as nga këto rezultatet që i paskan shtyrë deri në shtator, nuk pres ndonjë rezultat të mirë, për faktin që as regjistrimi nuk është bërë si duhet”, thekson Tërmkolli.
Ndryshe, në regjistrimin e fundit në Kosovë, në të cilin kishin marrë pjesë të gjitha etnitë, qe mbajtur më 1981.
Sipas të dhënave të Agjencisë të Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë të vitit 1981, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh.
Sipas vlerësimit të vitit 1991, në regjistrimin e bojkotuar atëbotë nga shqiptarët, Kosova kishte 1.956.196 banorë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus