Kryesore » 2011»Maj»30 » Rexhepi:Nuk ka bisedime, nëse flitet për ndarje të Kosovës
6:40 PM
Rexhepi:Nuk ka bisedime, nëse flitet për ndarje të Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se nëse delegacioni serb në bisedimet Kosovë-Serbi do të insistojë që të hapë çështjen e ndarjes së Kosovës, atëherë delegacioni kosovar nuk do të vijojë bisedimet. Në një deklaratë të mbajtur me studentët e Institutit për Studime Politike dhe Evropiane (ISPE), i pari i MPB-së, ka rikujtuar se ideja për ndarjen e Kosovës është në kuadër të politikës zyrtare të Beogradit. "Është shumë e qartë edhe nga Prishtina dhe nga faktorët ndërkombëtarë se çështja e ndarjes as që mund të vihet në tryezën e bisedimeve. Kosova në asnjë rast nuk do të hyjë në bisedime me Beogradin për çështje të tilla...nëse në tavolinën e bisedimeve do të tentohet që të hapet kjo temë, është obligim i palës kosovare që të lëshojë tryezën e bisedimeve”, ka thënë Rexhepi.
Duke rikujtuar edhe një herë se karakteri i bisedimeve Kosovë-Serbi është teknik, ai u shpreh optimist që ky dialog do t`i shërbejë qytetarëve të të dyja shteteve për lëvizjen e lirë, por edhe shtensionimin politik dhe përmirësimin e raporteve të bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Beogradit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus