Kryesore » 2012 » Korrik » 23 » Rexhepi: Nuk do të intervenohet në veri
2:33 PM
Rexhepi: Nuk do të intervenohet në veri
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, përjashtoi përsëritjen e ndërhyrjes së policisë në veri të vendit. Gjatë një vizite që bëri në fshatin Drenoc të Klinës, ministri Rexhepi tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar të shuhen strukturat paralele serbe në veri dhe të integrohet edhe ajo pjesë e Kosovës, njofton Zhurnal.Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’i shuaj strukturat paralele në veri të Mitrovicës, mirëpo, kjo nuk mund të arrihet pa ndihmën e KFOR-it dhe policisë së EULEX-it, ka theksuar Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë vizitës që i bëri fshatit Drenoc të Klinës.Por, Rexhepi, ka përjashtuar çdo intervenim të policisë se Kosovës në veri të vendit. Ai tha se Qeveria e Kosovës, është e përkushtur në riintegrimin e veriut dhe të komunitetit serb.Minsitri Rexhepi, po ashtu, ka dënuar edhe djegjen e dy shëtpive të banoreve serbë, që kishte ndodhur kohë më parë, në fshatin Drenoc të Klinës, dhe ka premtuar ndihmën e Qeverise e Kosovës, në bashpunim më institucionet komunale, se do të punojnë në procesin e kthimit pavarësisht sfidave.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka thënë se Policia e Kosovës, ka plan të veçantë për banorët e fshatit Drenoc, më qëllim të ofrimit të sigurisë për këta banorë.

Kryetari i Klinës, Sokol Bashota, tha se aktët e tilla nuk do të arrijnë të ngadalsojnë procesin e kthimit në komunën e Klinës, dhe dëmi i shkaktuar ndaj këtyre dy familjeve do të kompenzohët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus