Kryesore » 2011 » Tetor » 7 » Rexhepi kërcënon komunat
1:33 PM
Rexhepi kërcënon komunat
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, i ka porositur kryetarët e komunave të reja që të mos kenë ambicie që ta kryejnë punën e komandantëve të policisë në këto komuna. 
"Aty-këtu ka ambicie ku mendohet se kryetari i komunës është edhe komandant i policisë ose komandanti i policisë drejtpërdrejt është vartësi i tij, kjo nuk është dhe nuk mund të jetë", ka thënë Rexhepi. 
Këto komente Rexhepi i ka bërë gjatë takimit që ai dhe ministri i Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, kanë zhvilluar me kryetarët e komunave të reja.Ndërsa, zëvendëskryeministri Petroviq ka ngritur nevojën për një bashkëpunim në mes kryetarëve të komunave me komandantët e stacioneve të policisë, pasi që të dy këta komponentë janë të interesuar që qytetarët të kenë një siguri më të madhe dhe shërbime më të mira. Në anën tjetër, kryetarët e komunave të reja shprehën kërkesat dhe shqetësimet e tyre lidhur me problemet që kanë. Kryetari i Komunës së Parteshit, Nenad Cvetkoviq, shprehu pakënaqësinë lidhur me largimin e komandantit të policisë në këtë komunë, duke thënë se përkundër asaj që është rreshter me gradë është larguar në tjetër komunë. 

"Ju e keni ndërruar dhe ne shprehim pakënaqësinë pasi që unë mendoj që komandanti duhet të jetë nga komuna", ka thënë Cvetkoviq.

Ministri Rexhepi ka thënë se ka deklarata të ndryshme rreth kësaj çështjeje dhe se do të punohet për zgjidhjen e këtij problemi.

Shqetësime dhe pakënaqësi për infrastrukturën e policisë kanë shprehur edhe kryetarët e

Graçanicës, Kllokotit, Mamushës, Hanit të Elezit dhe Junikut.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus