Kryesore » 2012 » Qershor » 9 » Rexhepi: Jam më i miri
1:42 PM
Rexhepi: Jam më i miri
Bajram Rexhepi nuk e ka shqyrtuar asnjëherë mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht ndodhive në Policinë e Kosovës. Ai thotë se është një nga ministrat më të suksesshëm të Qeverisë dhe se për këtë arsye as kryeministri Thaçi nuk do ta shkarkojë. Por, opozita ka një vlerësim tjetër. Ata kërkojnë dorëheqjen e Rexhepit me pretekstin se ka dështuar në punën e tij.Rexhepi madje është ndier krenar dhe pak modest duke thënë së është njëri ndër ministrat më të suksesshëm që ka qeveria e Hashim Thaçit.Ministri i Brendshëm ka thënë për "Express” se, pavarësisht krejt gjërave që kanë ndodhur në organin e rendit të cilin e drejton, kurrë nuk ka bërë plan të japë dorëheqjen e tij. Këtë ai thotë se do ta bëjë vetëm kur ai vetë të vendos, apo në qoftë se kërkon kryeministri i Kosovës."Kryeministri mundet të më shkarkojë edhe kjo ndodh vetëm në atë moment kur ai e kërkon një gjë të tillë”, ka sqaruar Rexhepi për Express. "Edhe kur të më shkojë mendja vetë jap dorëheqje. Se për të tjerat nuk ndij”, thotë ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus