Kryesore » 2011»Maj»16 » Rexhepi: Idetë për ndarjen e Kosovës të papranueshme
3:45 PM
Rexhepi: Idetë për ndarjen e Kosovës të papranueshme
Ministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës, Bajram Rexhepi, i ka cilësuar si të papranueshme idetë për ndarjen e Kosovës, të cilat kohët e fundit po artikulohen nga disa zyrtarë të qeverisë serbe në Beograd.
"Kjo është një ide regresive, për të cilën nuk ka vend. Ndërkohë që ne përpiqemi të bëhemi pjesë e një Evrope të bashkuar, idetë e këtilla janë të papranueshme, qoftë për qeverinë tonë, qoftë për komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.
Ai ka shtuar se Beogradit i është bërë e qartë se kjo temë nuk do të jetë pjesë e bisedimeve dhe se pala kosovare nuk do ta pranonte kurrë një gjë të këtillë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus