Kryesore » 2012»Mars»13 » Rexhepi: Do i shtojmë angazhimet rreth procesit për liberalizim
3:12 PM
Rexhepi: Do i shtojmë angazhimet rreth procesit për liberalizim
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi deklaroi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të shtojë angazhimet dhe kapacitetet në zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave.Ai deklaroi se do të angazhohen për marrjen e udhërrëfyesit në të ardhmen e afërt dhe ritheksoi angazhimin për qasje konstruktive në zbatimin e ligjit dhe vendosjen e rendit në veri të Republikës së Kosovës.Rexhepi këto komente i bëri gjatë një takimi me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel ZhbogarNë këtë takim u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave, sundimin e rendit dhe ligjit, me theks të veçantë ne veri të Republikës së Kosovës dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian i ofron Kosovës në këtë drejtim, nëpërmjet mekanizmave të saj që veprojnë në Kosovë. Ndërkaq përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, vlerësoi progresin e arritur dhe theksoi se pas vendimeve të marra në Bruksel, për avancimin e perspektivës Evropiane të Kosovës, duhet të vazhdohet me ndërmarrjen e reformave dhe arritjen e progresit në mënyrë që Kosova të zë hapin e shteteve tjera të rajonit, në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, thuhet në një njoftim të MPB-së.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus