Rektorit Rugova do t’i ndërpritet mandati pa shkarkim
Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës as të enjten nuk i është vënë në tryezë raporti i një komisioni që ka hetuar për rreth dhjetë ditë rresht mënyrën se si ishte pajisur ky institucion me "çmimin e artë” të "Business Initiative Direction” (BID). Para firmosjes së raportit Këshilli e ka marrë një sinjal nga ministri i Arsimit, Ramë Buja, se si mund të reflektojë ndaj drejtuesve në Rektorat.Një burim brenda Ministrisë së Arsimit i ka thënë gazetës se rektori Mujë Rugova nuk do të shkarkohet pas skandalit me "çmimin”, por as nuk do ta çojë deri në fund mandatin. Sipas tij, ka një dakordancë që rektori i ri, që do të zgjidhet me konkursin e shpallur më parë, të marrë mandatin menjëherë. "Në mbledhjen kur do të votohet raporti, nuk do të përballemi me inicimin e shkarkimit të rektorit apo ndonjë prorektori”, ka thënë ky burim. "Por do të gjendet një modalitet tjetër për ta larguar këtë strukturë udhëheqjeje para 1 tetorit”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus