Enti i Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme se numri i popullsisë në 34 komuna të vendit kap shifrën e 1.733.872 banorë. Nga ky regjistrim përjashtohen Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe pjesa veriore e Mitrovicës.Ndonëse veriu i Kosovës mbetet problem për procesin e regjistrimit të banorëve, për pjesën tjetër të vendit kjo shifër ka dalë nga procesi i kryer gjatë muajit prill.Sakaq në kryeqytetin e vendit, në Prishtinë numri i popullsisë kap shifrën e 198.214 banorë. Këto të rezultate paraprake, u publikuan në takimin e sotëm që Enti i Statistikave zhvilloi me gazetarët, ndërsa theksoi se rezultatet përfundimtare do të publikohen vitin e ardhshëm, në periudhën maj- qershor.Mësohet se regjistrimi i fundit në Kosovë, në të cilin kanë marrë pjesë të gjitha etnitë, është mbajtur në vitin 1981 dhe nga ky regjistrim Kosova kishte një popullsi prej 1,584,440 banorësh
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus