Kryesore » 2012 » Qershor » 27 » Rasmussen: Kurrsesi nuk do të ketë ndarje të Kosovës
12:35 PM
Rasmussen: Kurrsesi nuk do të ketë ndarje të Kosovës
Sekretari i përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në një intervistë eksluzive për 'Koha Ditore' konfirmon se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, për këtë arsye shefi i NATO-s zotohet se Aleanca përmes misionit të KFOR-it në Kosovë do të bëjë çmos për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë. Duke folur për veriun, sekretari i përgjithshëm i NATO-s angazhohet për një zgjidhje politike, përmes dialogut. Ai përsërit vërejtjet e tij se EULEX-i nuk ka kapacitete të duhura për të kryer të gjitha detyrat dhe thotë se për këtë NATO-ja dhe BE-ja flasin haptas mes vete. Ai vlerëson lart kontributin e NATO-s në Kosovë në këto 13 vjet, prej kur ka nisur misioni i KFOR-it, ndërkohë sa i takon planeve për shkurtime të reja në praninë e NATO-s në Kosovë, thekson se realizimi i këtyre planeve është shtyrë deri në një kohë tjetër për shkak të incidenteve në veri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus