Raporti i Progresit, kritik për trashëgiminë kulturore
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Piter Feith ka dorëzuar tek institucionet e Kosovës Raportin e Progresit mbi Zonat e Veçanta të Mbrojtura, i cili përmban kritika për fushën e trashëgimisë kulturore. Për zyrtarët e institucioneve kjo gjë nuk është shumë alarmante, ngase sipas tyre të gjitha vendet e rajonit ballafaqohen me probleme të ngjashme. Në këtë raport paraqitet gjendja ekzistuese sa i përket zbatimit të zonave të veçanta të mbrojtura për monumentet dhe objektet e përfshira në Aneksin e pestë të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. Me këtë rast, Feith ka thënë se edhe pse jepen disa komente kritike për trashëgiminë kulturore, kjo nuk është alarmante, pasi sipas tij trashëgimia kulturore ka problem në gjithë botën.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus