Kryesore » 2011 » Qershor » 29 » Ramiqi: Xhaminë na e premtoi Thaçi
3:49 PM
Ramiqi: Xhaminë na e premtoi Thaçi
Fuad Ramiqi po kërkon nga kryeministri Hashim Thaçi që ta mbajë një premtim të dhënë gjatë fushatës: ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë. Përfaqësuesi i një lëvizjeje të quajtur "Bashkohu”, e cila ka marrë përsipër organizimin e protestave për ndërtimin e një xhamie në qendër të Prishtinës, ka thënë të martën se kryeministri i vendit e kishte dhënë këtë premtim, shkruan Koha Ditore.Protestuesit myslimanë kanë paralajmëruar për të premten se prapë do të falen në rrugë, në shenjë proteste për mungesën e xhamisë.Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhpi, ka paralajmëruar "xhamtin protestues”, duke thënë se të premten e ardhshme nuk do të tolerohet falja e namazit në rrugë, duke shtuar se ai nuk është kundër namazit, por kundër bllokimit të rrugëve dh lëvizjes së lirë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus