Fatkeqësia më e madhe ta quajmë e kësaj klase të politikës dhe medieve është në injorancë e thellë e të gjitha feve e në veçanti të besimit islam thotë në intervistën ekskluzive për "Bota sot”, Fuad Ramiqi lider i Lëvizjes "Bashkohu”.Me profesion është ushtarak. Ka marrë pjesë në luftërat e fundit të zhvilluara në disa territore të ish-Jugosllavisë. Është rreshtuar edhe në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës që vepronin në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes.Ata që kanë pasur rastin ta shohin ceremoninë e dorëzim pranimit të flamurit nga kolonel Ahmet Krasniqi te kolonel Tahir Zemaj do ta kenë parë edhe ushtarakun Fuad Ramiqin.I demobilizuar pas lufte e mbase edhe i demoralizuar nga forma e transformimit të UÇK-së në TMK e mbi të gjitha nga mënyra jo profesionale e organizimit të TMK-së, Fuad Ramiqi do të zhveshë uniformën ushtarake dhe do të veshë atë civile. "I harruar” nga institucionet dhe partitë politike për një kohë do të jetë "pasivë” si shumica e shqiptarëve të Kosovës.Më pas do të jetë pjesë e strukturave të larta të Partisë së Drejtësisë. Do të garojë si kandidat i pavarur për komunën e Vitisë dhe do të sfidojë bukur shumë kundër-kandidatin e PDK-së.
Pas "shkurorëzimit” me Partinë e Drejtësisë do t’i organizohet një pritje solemne në selinë e LDK-së dhe do të anëtarësohet publikisht në këtë parti politike. Do të garojë si kandidat i kësaj partie për deputet në zgjedhjet e fundit nacionale por nuk do të kalojë "pragun” e nevojshëm për t’u bërë deputet.
Fuad Ramiqi kohëve të fundit është zemëruar në të gjithë, edhe me Hashim Thaçin, edhe me Isa Mustafën e madje edhe në Myftiun e Kosovës Naim Tërrnaven. Ai po kërkon lirinë që i takon atij si shqiptar e si mysliman i Kosovës. Por përderisa Bashkësia Islame e Kosovës po i kërkon të drejtat e veta në mënyrë institucionale, Fuad Ramiqi ka zgjedhur një formë tjetër të presionit: protestave në rrugë, para Qeverisë.
Për Fuad Ramiqi kemi shtruar këto pyetje: Si lindi ideja për themelimin e Lëvizjes "Bashkohu”? Kush e financon këtë lëvizje dhe a qëndron ndonjë organizatë e jashtme, të themi nga vendet arabe që e financon lëvizjen tuaj? Bota sot:Megjithëse pajtohet me kërkesat e juaja Bashkësia Islame është kundër metodave të veprimit tuaj në rrugë? Si e vlerësoni këtë qëndrim të Bashkësisë Islame në raport me Lëvizjen "Bashkohu”? Pse në protestat e fundit është përsëritur brohoritja "jemi shqiptarë, jemi shqiptarë”? A ka rrezik Kosova nga ekstremizmi islam? Pse ka kërkuar që xhamia e madhe të ndërtohet përballë Katedrales.
Pse pikërisht përballë katedrales dhe a mendoni se prishja e një çerdhe të fëmijëve është zgjidhje e mirë për ndërtimin e një xhamie? A kanë qenë anëtarë të Lëvizjes "Bashkohu” ata që kohë më parë "ia vunë themelet” xhamisë në oborrin e Fakultetit Filologjik? A mendoni se radikalizmi fetar mund ta përçajë tolerancën fetare në mes të shqiptarëve? :A ka rrezik që Kosova të jetë një "çerdhe” e vogël në Ballkan e terrorizmit islamik. Në fakt kah duhet të shkojë Kosova, drejt integrimeve evropiane (Perëndimit) apo drejt orientimit fetar islam (Lindjes)? Si ushtarak me profesion pse kohëve të fundit po merrni primatin e një lideri mysliman në Kosovë? Çka kanë të përbashkët profesioni i ushtarakut dhe ai i një udhëheqësi mysliman? Çka ju ndan e çka ju bashkon me LDK-në.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus