Kryesore » 2012 » Janar » 21 » Rama, Thaçit: Nuk na takon ti japim leksione njëri-tjetrit! Albini më pëlqen
1:38 AM
Rama, Thaçit: Nuk na takon ti japim leksione njëri-tjetrit! Albini më pëlqen
Kryetari i Partisë Socialiste ka replikuar në distancë me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi pas deklaratës së këtij të fundit që krahasonte protestën e 21 Janarit në Shqipëri me atë të Vetëvendosjes në dy pikat kufitare me Serbinë. "Leksione njëri tjetrit nuk na takon ti japim. Kjo në respekt të njëri-tjetrit dhe të dinjitetit të njëri-tjetrit”, u shpreh Rama duke ju drejtuar atij që e cilësoi "miku im Hashim Thaçi”. Më tutje ai foli edhe për kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe përzgjedhjen e tij në Shqipëri si personaliteti i vitit 2011. "Nuk e di pse është votuar por unë mund të them se do ta votoja Albin Kurtin si personalitet i vitit sepse është një shqiptar që më pëlqen shumë. Përtej padakordësisë për qasjen politike është një qytetar i kulturuar, i denjë dhe më pëlqen si shqiptar. Përsëris kjo përtej qasjes politike që unë do zgjidhja apo që kam zgjedhur”, tha Rama.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus