Kryesore » 2013 » Nëntor » 29 » Qosic dhe Rugova folën për ndarje të Kosovës
10:44 AM
Qosic dhe Rugova folën për ndarje të Kosovës
Presidenti i parë i Republikës Federale të Jugosllavisë Dobrica Qosic si dhe lideri i shqiptarëve të Kosovë kishin folur për ndarje të Kosovës, por ishte Slobodan Milosevic ai që e ndaloi këtë. Kështu është shprehur ministri i jashtëm i Serbisë Ivan Mrkic për mediat serbe. Sipas tij, Qosic dhe Rugovaishin të interesuar për një marrëveshje."Me herët thuhej se serbët do të mund të merrnin rreth 30 për qind të territorit të Kosovës, ku përfshiheshin territore edhe në Dukagjin. Në atë kohë nuk është biseduar për statusin. Janë parë të gjitha mundësitë dhe më pas ka pasur përparime. Rugova ishte për një marrëveshje por pikërisht këtu ishin tensionuar interesat mes Milosevic dhe Qosic. Këtu u tradhtuan interesat serbe",-ka shtuar Mrkic raporton Express.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus