Qeveria e Kosovës vazhdon ta shfajësojë veten kur bëhet fjalë për funksionimin e strukturave paralele në veri, ku së fundmi pa asnjë telash "Mbrojtja Civile e Mitrovicës” ("Civilna Zastita Mitrovice”) ka demonstruar të dielën në atë pjesë ushtrimin simulues publik të reagimit në rast të emergjencës së zjarrit. Veprimin e tillë që është zhvilluar nën përkujdesjen e Zyrës për Kosovë të Qeverisë së Serbisë, që udhëhiqet nga Aleksandër Vulin, Qeveria e Kosovës e ka cilësuar si sfidë të institucioneve të sigurisë së vendit. Këtë e ka thënë të hënën zv.kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, njëherësh ministër i Drejtësisë. Në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, Kuçi ka theksuar se shfaqja publike dhe demonstrimi i "Mbrojtjes Civile të Mitrovicës” është "veprim ilegal që ka sfiduar forcat e sigurisë në Kosovë”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus