Kryesore » 2011»Maj»16 » Qeveria konfirmoi raundin e katërt të bisedimeve teknike
3:47 PM
Qeveria konfirmoi raundin e katërt të bisedimeve teknike
Më 17 dhe 18 maj, në Bruksel, do të mbahet raundi i katërt i dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë. Në fokus të këtij raundi të dialogut do të jenë vazhdimi i bisedimeve për temat në agjendë të raundeve të kaluara, regjistrat civile dhe kadastralë, telekomunikacioni, energjia, vulat doganore, liria e lëvizjes dhe diplomat shkollore.
Në këtë raund do të hapen edhe dy tema të reja, ajo e trashëgimisë kulturore dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve, njoftoi Qeveria e Kosovës.
Edhe në këtë raund sikurse edhe në tri raundet e kaluara të dialogut teknik, delegacioni i Republikës së Kosovës do ta shpalos dhe mbrojë qëndrimet e veta të cilat janë në harmoni me Kushtetutën, ligjet, rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe Platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi dialogun teknik midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës i prin zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.
Në delegacion marrin pjesë edhe Lirim Greiçevci - këshilltar politik i kryeministrit, Dren Zeka - këshilltar i lartë politik i zëvendëskryeministres Tahiri, Arjeta Rexhaj – këshilltare politike e zëvendëskryeministres Tahiri, Edi Shukriu - kryetare e Këshillit për Trashëgimi Kulturore, Vjollca Aliu - drejtoresh e departamentit për trashëgimi kulturore në Ministrinë e Kulturës, Pajazit Nushi - koordinator i Ministrisë së Drejtësisë për të çështjen e të pagjeturve, Glybehare Llapi - zyrtare nga Ministria e Arsimit, Qemajl Marmullakaj - Zyrtar i lartë për planifikim të politikave.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus