Kryesore » 2012 » Prill » 14 » Qeveria i ka dy javë për shtrirje në veri
2:59 PM
Qeveria i ka dy javë për shtrirje në veri
Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, i janë dhënë dy javë kohë për të dëshmuar se është duke e përmbushur misionin për vendosjen e rendit dhe të kushtetutshmërisë në tërë hapësirën shtetërore. Këtë mision bashkë më një varg detyrash të tjera atij ia kanë ngarkuar anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, i cili është mbledhur të premten për ta shqyrtuar gjendjen e sigurisë në vend, pas vrasjes dhe incidenteve të fundit në pjesën veriore të Mitrovicës. Pavarësisht situatës së ndejshme dhe specifikave që ka shteti, anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar nga MPB-ja dhe Policia e Kosovës që ta bëjnë vlerësimin gjithëpërfshirës të situatës së sigurisë dhe të veprojnë konform situatës së krijuar duke përdorur të gjitha mjetet kushtetuese dhe ligjore. Mekanizmave politikë dhe ekzekutivë të sigurisë, mbikëqyrësit parlamentarë u kanë rekomanduar që t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët të cilët mund t’u nënshtrohen kërcënimeve ose veprimeve diskriminuese, armiqësisë a dhunës, si rrjedhojë e identitetit të tyre kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor ose fetar.

Për t’u përmbushur ky mision MPB-së i është sugjeruar që të bashkëpunojë dhe të koordinohet me mekanizmat e tjerë që janë përgjegjës për sigurinë në Kosovë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus