Kryesore » 2012»Dhjetor»8 » Qeveria i fuqizon “spiunët” me kompetenca ekzekutive
1:48 PM
Qeveria i fuqizon “spiunët” me kompetenca ekzekutive
Projektligji për përgjimet e telekomunikimeve nuk pritet të miratohet me procedurë të përshpejtuar ashtu siç pretendojnë zyrtarët e lartë të Qeverisë. Anëtarë të Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë konsiderojnë se ky dokument duhet trajtuar me kujdes të shtuar, pasi në versionin që është miratuar nga Ekzekutivi ekziston një përzierje e kompetencave mes AKI-së, Policisë dhe Doganave. Për më tepër, vlerësohet se AKI-ja është shndërruar në një institucion të fuqishëm që kontrollon të gjitha llojet e përgjimeve që bëhen në Kosovë. Burim Ramadani, anëtar i AAK-së në Komisionin për AKI, ka theksuar të premten se çështja e parë që duhet bërë është klasifikimi i "përgjimeve inteligjente” dhe i "përgjimeve ligjore”. "Me ligjin aktual nuk është bërë ky klasifikim, por është bërë një përzierje e këtyre dy lloj përgjimeve. E drejtë do të ishte që përgjimet inteligjente t’i kryente AKI-ja, kurse përgjimet ligjore t’i kryejnë mekanizmat e zbatimit të ligjit, siç janë Policia dhe Doganat”, ka deklaruar Ramadani. Në Projektligjin që Qeveria e ka proceduar në Kuvend, sipas tij, AKI-së i jepet mundësia që të jetë në dijeni të plotë për të gjitha llojet e përgjimeve në vend.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus