Sindikalistët e Korporatës Elektro-Energjetike të Kosovës kundërshtojnë format e presionit që menaxhmenti i kësaj kompanie po ushtron ndaj punëtorëve.Pas dështimit të planit për pensionim të parakohshëm, tani menaxhmenti i KEK-ut ka formuar një komision për testimin fizik dhe profesional të punëtorëve. Për SPEK-un kjo është e papranueshme, shkruan RTK. Punëtorët e KEK-ut po përballen me kërcënime dhe shantazhe të pandërprera nga menaxhmenti i KEK-ut, thonë sindikalistët e kësaj kompanie. Meqë plani për pensionim të parakohshëm të rreth 2 mijë e 400 punëtorëve nuk është realizuar, ndaj tyre tani ushtrohen forma tjera të presionit, shprehet kryetari i Sindikatës së Pavarur të KEK-ut, Izet Mustafa.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus