Reagon dhe personi i përfshirë në video: "Jam Leonard Beqiraj, megjithë konsideratën që kam për ju dhe personin tuaj, dua të them se do ishte nderin tim të isha dhe unë në atë emision, pasi po bëhen shumë akuza të paligjshme. Për respekt të hetimeve dhe publikut duhet ta dini se kjo është një çështje private që s’ka të bëjë me detyrën dhe në ambient privat. Z.Braho nuk thotë se unë jam anëtar i Partisë Socialdemokrate gjermane dhe kryetar në rajonin ku banoj në Gjermani”. Reagon Dritan Prifti: "Do të ishte mirë të jepej me zë kjo video sepse dikush e ka ulur zërin me qëllim. Video është 45 minuta. E kam regjistruar unë dhe të garantoj se s’ka asnjë sekondë korrupsion. Është vetëm diçka private. Është një marrëdhënie biznesi privat mes meje dhe personit. Gjykata e nxori si provë të jashtëligjshme”. Do të doja shumë të isha në studio. Ke zgjedhur panel të njëanshëm"./Dukagjini.com Një videopërgjim është futur në transmetim direkt televiziv nga avokati i Ilir Metës, z.Spartak Braho dhe komprometon ish-ministrin e Ekonomisë dhe deputet i Parlamentit, Dritan Prifti. Në një bisedë televizive në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu, z.Braho i dorëzoi moderatorit një CD ku tha se gjendet një videoregjistrim komprometues, duke konfirmuar se z.Prifti implikohet në video.
Direkt në TV u shfaqën pamje teksa z.Dritan Prifti vendos përgjues tek banesa e tij e po ashtu edhe tek zyra e tij kur ishte ministër i Ekonomisë.
Më tej sikundër shikoni edhe tek fotoja nga video e transmetuar, shfaqet z.Prifti në shtëpinë e tij duke pritur një person i cili ka një çantë me para në dorë.
Mes Priftit dhe personit që i është censuruar identiteti, zhvillohet një bisedë e shkurtë ku në fakt thjeshtë bëhet numërim parash. Personi nxjerr nga çanta 70 mijë euro dhe ia jep z.Prifti i cili numëron eurot bashkë me të.
Në emisionin "Opinion” ku u shfaq videoregjistrimi, përballë Spartak Brahos ndodhej Preç Zogaj si përfaqësues i opozitës, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, e të tjerë,raporton agjencia Noa.
Z.Braho deklaroi se janë në total rreth 197 orë regjistrime. Kurse duke iu referuar videos që sonte do të bëjë publike, tha se është një përgjim 20 minutësh.
Braho deklaroi se këtë video e posedon aktualisht edhe Prokuroria e Përgjithshme. Kurse theksoi se jo të gjithë këtë video 20 minutëshe e posedon Prokuroria kurse u angazhua që në TV direkt, të transmetohet e plotë në 20 minutat e saj. Në të vërtetë rezultoi se ishin rreth 15 minuta regjistrime ku 5 minutat e para nuk kishin zë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus