Tërhiqet mbrapa publicisti zviceran Fidel Stöhlker dhe u ka kërkuar falje kosovarëve. Ai na quajti popull të egër pas ngjarjeve të fundit me bashkëatdhetarët në këtë shtet. Por, pas kritikave të shumta që mori, ai është detyruar të kërkojë falje, raporton portali 20min.ch. E megjithatë, asgjë nuk ka përfunduar, sepse ai mund të ndiqet penalisht nga drejtësia e këtij vendi për shkak të komenteve të vlerësuars si raciste. Zvicerani kishte shkruar të enjten në mbrëmje, se kosovarët janë "popull i egër, i ultë dhe kriminel dhe se të gjithë duhet të dëboheshin nga Zvicra”. "Për dy kualifikimet e rënda që kam bërë ndaj popullit kosovar, kërkoj falje. Natyrisht, kjo nuk mund të lidhet me krejt kosovarët, por vetëm ata që kanë bërë krimet.”, thuhet në kërkim faljen e Stöhlker. Komenti nuk mund të gjendet më në blogun e tij dhe është fshirë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus