Kryesore » 2013 » Nëntor » 30 » Pse nuk e vizitoi kryeministri Thaçi odën e Jasharajve?
10:11 AM
Pse nuk e vizitoi kryeministri Thaçi odën e Jasharajve?

Kryeministri Hashim Thaçi dje gjatë festës së flamurit dhe ditës se Pavarësisë së Shipërisë ka bërë homazhe në kompleksin Memorial në Prekaz, por për dallim nga Kreu i LDK-së Isa Mustafa, Thaçi nuk ka shkuar fare në Odën e Jasharajve. Në fakt, Thaçi ka kohë që i ka ndalë vizitat në Odën e kësaj familjeje për shkak të raporteve gjithnjë e më të ftohta me këtë familje. Për këtë çështje për "Botën sot” kanë folur politikan dhe analistë, të cilët thonë se nëse dikujt i ndalohet hyrja në odën e Jasharajve, ai person me gjëra kombëtare nuk i ka punët mirë.

Ish deputeti i Parlamentit të Kosovës, Gani Geci thotë për "Botën sot” se ata që thirreshtin në emër të luftës së lavdishme dhe që thirreshin në emër të instituciioneve kishin marrëveshje me LPK-në kundër Presidentit Rugova dhe nuk mbështetën komandantin Adem Jashari.

"Hashim Thaçi dhe ata që janë thirr në emër të luftës së lavdishme, por edhe Isa Mustafa e Bujar Bukoshi i kanë borgj Familjes Jashari edhe presidentit të ndjer Ibrahim Rugova, dikur këta që thirreshin në emër të Institucioneve i ndalen Financimin presidentit Rugova, sepse kishin marrëveshje të msheft me LPK-në kundër Presidentit, dhe as Isa e Bukoshi e as LPK që thirrej në emër të UÇK-së nga Zvicërra nuk e financuan dhe nuk e mbështetën as Komandantin Legjendar Adem Jashari bile edhe ato pak financa që i kishte mbledh LDK-ja dhe i kishte dhën familjes Jashari në Gjermani këta të LP-së nuk i dërguan kurrë te Adem Jashari dhe Adem Jashari mbeti nënë mëshiren e fatit dhe fuqisë ushtarake të Serrbisë që më 05 mars 1998 u flijua për lirin e këtij vendi me gjithë familjen”, thotë Geci.

Ai thotë se pas vdekjes së Ademit, ata filluan të thirrën në emër të familjes së tij dhe u bërën milioner ku menjëherë pasi që u bërën milioner u vëra ministry i Mbrojtjës, Ahmet Krasniqi.

"Pas vdekjes ata të Zvicrrës fillun të thirren në emërin e kësaj familje Legjendare dhe bënë milionat në emër të liris bile milionave të tyre iu shtuan edhe milionat e tjerë që ua dha Isa Mustafa e Bujar Bukoshi dhe menjëherë pas marrjës së ktyre milionave u vëra ministri i Mbrojtjës, Ahmet Krasniqi dhe tash kur kanë fillua të dalin në shesh të vërtetat dhe nuk kanë nevojë më për këtë familje normal që nuk shkon ndërsa ata që tani po shkojnë nuk janë hiq më të mirë se ata që nuk po shkojnë në Kullën e Jasharajve, sepse dikur ishin Ministra financash dhe shumë let do e kishin më i ndihmua këtë familje. Unë mendojë se kryetarët e partive politike nuk kanë çka lypin ma te dëshmoret, sepse ato i përmendin vetëm kur ju duhen për më i mbush kutiat e votimit e më vonë me i mbush gjepat me pare të hajnive në emër të shtetit”, thekson Geci.

Kurse, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë për "Botën sot” se koha e Hashim Thaçit ka përfunduar.

"Arsyt i dinë ata, por jo fort larg do ketë arsye as Drenicë mos me shkua. Por një e di mirë, atij që i mbyllën dyrtë e Jasharve nuk i ka punët mirë me shumë gjëra sidomos kombëare. Koha e Hashim Thaçit ka përfundur me qenë i menqur dhe i sinqert kish dhënë dorëheqje menjëherë dhe kurrë më në jetë nuk do mendoja për politikë, sepse Kosovës i ka sjell vetëm mjerim”, thotë Miftari.

Ndërsa, analisti politik, Hajrullah Tërnava thotë për "Botën sot” se qeveritarët tanë dikur thirreshin në emër të familjës së Jasharajve, për me rrejt popillin që në kohën e zgjedhjeve të fitojnë vota në emër të tyre.

"Qeveritarët tonë "çlirimtarët" që janë duke e qeverisë këtë shtet rrihshin gjoks që e kanë çliruar atdheun e Kosovës, si prijës, gojëhapur, permendshin Adem Jasharin në çdo moment vend dhe kohe kur kishin nevojë me e rrejt popullin, duke i bindur me llafet e tyre që në kohën e zgjedhjeve të ju marr votat atyre. Imagjinonin për luftën që e kanë bërë së bashku me Adem Jasharin duke mos qenë fare në ato vende dhe beteja ku ai në të vertete kishte luftuar dhe angazhuar për çlirimin e Kosovës. Vitet e pasluftës shkonin shumë herë për homazhe te varrezatt e dëshmorve (Jasharajve ) dhe u pritshin nga familjarët në Odën e Jasharajve. "Çlirimtarët" ditën që gjatë dhe pas luftës ta formojn SHIK-un të cilët bënë veprime tmerruse e edhe ndaj disa partive si LDK duke i vrarë, shantazhuar, kërcnuar duke u shërbyar me kauzen kushë nuk është me ne, është tradhëtar”, thotë Tërnava.

Ai thekson se këta çlirimtarë flisnin për betejat , por me daljen e aferës "Pronto”, u zbulua e tërë e vërteta e dashurisë dhe respektit për këtë familje lexhendare.

"Në TV dhe pranë mjeteve informative flisnin për betejat dhe trimeritë që i kanë bërë dhe shumëherë duke u thirrur në emër të familjës Jasharaj. Duke i parë këto dukuri dhe duke e ditur të vërtetën për gjitha këto thashethame, ata që janë të fortë (Eulex) që na ndihmuan në çlirimin e Kosovës me mundin dhe forcën që kanë i hodhën në dritë disa inqizime"PRONTO" që u zbulua e teërë e vërteta e dashurisë dhe e respektit të "bashkëluftarëve të Adem Jasharit". Populli kur i ndëgjoj këto të dhëna u çmend ndaj tyre që deri dje betoheshin në emrin e Adem Jasharit, por në realitet, në ato inqizime u ndegjua se ata që u thirrshin në emrin e tij e shanin me fjalët ma denigruese atë dhe familjën e tij. Kur e gjithë kjo doli në dritë atyre nuk ju mbet më që ta vizitoj familjën e Jasharajve si dikur neë ballë të Odeës, tani shkojnë sa për sy dhe faqe deri te varri i tij”, thekson ai.

Tërnava thotë se Jasharajt e dinë të vërtetën e themelimit të parë të UÇK-së së Presidentit Ibrahim Rugova, të cilët nuk u lavdëruan nga emri i tyre.

"Disa udhëheqës të partive tjera e sidomos LDK shkojnë si gjithnjë me respektin më të madh dhe janë të mirëpritur nga nikoqiret, sepse edhe Jasharajt e dinë të veërtetën e themelimit të pareë të UÇK-së së Ibrahim Rugoves (Ministrija e Mbrojtjës) të cilët kurrë nuk u lavdëruan apo munduan të perfitojnë nga emri Jasharajve, por gjithnjë duke qenë shumë mireënjohës për kontributin e shenjtë që dha kjo familje peër Kosovën. Në këto rrethana kur rrenat dulën në fushë dhe sovrani u ballafaque me të vërtetën, ai eështë ndëshkuesi që ndëshkon gjithënjë atë që e meriton”, thotë Tërnava.

Kurse, analisti Hazir Gashi, thekson për "Botën sot” se kryeministi Thaçi nga luftëtarë u transformua në një neri që me çdo kusht mudohet ta mbaj pushtetin.

"Ne të gjithë jemi dëshmitarë të transformimit kameleon të Kryeministrit tonë nga një luftëtarë udhëheqës për liri dhe pavarësi, deri në njeriun që për arsye të njohura dhe të panjohura për qytetarët e Kosovës, me çdo kusht dëshiron dhe deri më tash ia ka arritë qëllimit të mban pushtetin në duart e tijë dhe klikës së dyshimtë me të cilën është lidhë dhe udhëheqë vendin pa pas ndonjë pengues të madh pos idealistëve të pa fuqi të Vetëvendosjes”, thotë Gashi.

Gashi pohon se kryeministri Thaçi e nënçmoi shtëpinë e Jasharajve. "Lojërat e pista të tijë dhe bashkpuntorëve të tijë, u dëshmuan pastër nga pamjet e xhiruara në aferën "pronto"! Edhe aty pos bashkpuntorëve të deridjeshëm ai nënçmoi edhe vlerën dhe fuqinë e shtëpisë heroike të Jasharëve! Dhe tash po të hante fjalët e tijë edhe pse kjo nuk do të më befasonte, do të ishte dëshmia e fundit se këtijë njeriu nuk i ka mbet më fare yndyrë në fytyrë! Kështu që nuk e kam marrë si befasi mosshkimin e tijë tek familja e Jasharëve me rastin e festës së Flamurit, por prognozoj që në rast të nevojës për zgjedhje apo situata të ngushta politike, atëherë me siguri që do tëpërulet dhe do të shkoj në Prekaz, sikur të mos ket ndodh gjë mes tijë dhe famijes së heroit legjandar "Adem Jashari", thotë Gashi.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus